









Imami Husamedin Abazi në xhaminë “Hasan Beg” në Prishtinë sot ka mbajtur ligjëratë lifdhur me moralin.
Gjatë hytbes, hoxha kritikoi televizionet, duke thënë se ajo çka po i servohet publikut është degjeneruese dhe shkatërrim për kombin e rininë.
Ai këtu ka përmendur edhe emisionin Përputhen duke kritikuar për konceptin dhe përmbajtjen.
“Ajo që po ndodh në aspektin e televizioneve tona, ajo që po na ndodh si shtet me këto televizione edhe me nga 24 orë se mos të flasim në aspektin e mbramjes. Ajo çka i servohet popullit tonë, andej e këndej kufirit vërtet është çmenduri që jam i bindur se kushdo që ka udhëtuar në perëndim, i kam shiquar televizionet ditore e që nuk ke shancë me pa çka qesin televizionet tona. Ato po bohen 24 orë, askush nuk e ngritë zërin. Kjo ka të bëjë me shkatërrim të rinisë. Programe prej ma të ndryshme, çdo muaj po na del ka ni program. Përputhen e çpërputhen, gjëra që nuk i kemi pa në të kaluarën e që janë çmenduri të llojit të vet”, u shpreh ai. /Reporteri.net