Hoxha porosi Apasievit: Mërgata shqiptare mbush buxhetin e Maqedonisë

Estimated read time 1 min read

Shkruan Arjanit Hoxha,Ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave

Si duket dëshira dhe shqetësimi i Apasievit për ndalim të Regjistrimit janë përzier dhe në mungesë të argumenteve tenton të bëj kat egorizine të popullatës aktive, në popullatë me të drejta dhe popullatë pa të drejta, njëjtë si në sistemin monist.

Advertisement

Apasiev, mërgata shqiptare nuk është popullatë joaktive, por është motori i ekonomisë së RMV. Parashtro një pyetje në Bankën Popullore të RMV-së sa janë remitancat dhe e mer përgjigjen sa është aktive kjo pjesë e popullsisë. Sa për informacion vlera e remitancave kap mbi 1/4 e vlerës së Buxhetit të RMV-së.

Nëse Apasiev ka dëshirë të ngrej mekanizma komuniste nga e kaluara, duhet ti themi se i ka kaluar koha. Regjistrimi do të mbahet dhe mërgata do të regjistrohet, ndërsa Apasievi dhe Apasievat e llojit të tij do vazhdojnë të jetojnë në mendësinë e tyre komuniste!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like