“Himni në shkolla”, Hoxha i përgjigjet Mickoskit: Kjo pasqyron mendësinë nacionaliste të VMRO-së!

Estimated read time 2 min read

Kryetari i PDE-se, Arjanit Hoxha nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kreut të VMRO-së, Mickoski pasi ky i fundit kërkoj që secilën ditë të hënë të intonohet himni maqedonas në shkolla, shkruan Monitor.mk. Hoxha ka thënë se simbolet e shtetit, kanë vendin e vet se ku përdoren dhe se ky propozim i kreut të VMRO-së, pasqyron mendësinë e tij nacionaliste.

Ja reagimi plotë:

“Himni dhe simbolet shtetërore kanë vendin dhe kohën e vet se ku përdoren dhe nuk duhet të shërbejnë për t’i bërë karshillëk askujt.
Propozimi i kreut të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski që të obligon fëmijët çdo të hënë të këndojnë himnin shtetëror pasqyron mendësinë nacionaliste të VMRO-DPMNE për të ushqyer fëmijët me nacionalizëm dhe me këtë të motivohet politika e tyre drejt izolim shoqëror dhe shtetëror.
Kam një propozim më kreativ se çka duhet të dëgjojnë fëmijët në këtë shtet dhe atë jo çdo të hënë por çdo ditë:
– të dëgjojnë se si VMRO-DPMNE shet nacionalizëm të rrejshëm ndërsa bën argatin e agjendave anti-evropiane!
– se si VMRO-DPMNE nxit urrejtje dhe ndasi!
-se si VMRO-DPMNE po bllokon të ardhmen evropiane të gjeneratave të reja!
-se si VMRO-DPMNE po izolon shtetin!
– se si VMRO-DPMNE ushtron pushtetin kundër kombit shqiptar në komunat që udhëheqin kuadrot e saj!
Me qasje të këtij lloji, shteti rrezikon shumë prandaj është i nevojshëm një bllok më i madh me orientim të qartë për të ardhmen evropiane të vendit”, përfundon Hoxha.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours