• 20-04-2021

Haxhiu: LVV përfitoi mbi 3 milionë euro nga kontratat e shpallura gjatë pandemisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për projektbuxhetin për vitin 2021 tha se qeveria ka bërë shkurtime buxhetore në komunat që nuk i udhëheqë.

“Vitin e kaluar projekt buxheti u bë natën pa partinë demokratike, sot një vit më pas nuk ka buxhet pa partinë demokratike. Sot ky buxhet nuk paraqet as afër nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Edhe në këtë kohë pandemie, qeverisë i ka rënë ndërmend të bëjë dallime mes komunave që i udhëheq dhe atyre që nuk i udhëheq”, tha Haxhiu.

Ai tutje tha se gjatë kohës sa LVV ka qenë në pushtet përfitoi nga kontrata për mjete mbrojtëse që kanë qenë me cilësi shumë të dobët dhe si shkak i kësaj u infektuan shumë mjekë.

“Me vetëm një kompani të udhëhequr nga një aktiviste e Vetëvendosjes, LVV ka përfituar 3 milionë euro. ‘Lego Company’ përfitoi kontrata mbi 3 milionë euro gjatë pandemisë në qeverinë e Kurti. Si shkak që këto mjete mbrojtëse kanë qenë më cilësi të dobët janë infektuar shumë mjekë. Kjo është një veshje mbrojtëse që është paguar me këto kontrata mbi 12 euro ka kushtuar, maska u pagua po ashtu më shumë. Këto veshje janë arsyeja pse ne sot i kemi mbi 1800 punëtorë shëndetësorë të infektuar sepse nuk ka pasur mbrojtje për ta”, shtoi tutje Haxhiu.

“Është vjedhur në gjithçka, edhe në thasë të kufomave madje”, shtoi tutje Haxhiu.

Read Previous

Universiteti i Tetovës e forcon bashkëpunimin me Kolegjin AAB

Read Next

Gent Cakaj pas dorëheqjes: Nuk do të kaloj në asnjë parti në Kosovë

%d bloggers like this: