Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Programi 200” në Alsat tha se varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Britani është më tepër infektues.
“Ky virus..ky mutacion që ka dalë i ri, me karakteristikat e veta është shumë më kontagioz, që do të thotë nëse me virusin që e kishim deri tani Covid-19 infektoheshin një person nga një i sëmurë, përafërsisht ajo është shkalla e kontagiozitetit, tani është një me katër”, tha Hasani.
Hasani tha se qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat dhe të jenë vigjilent, por që nuk duhet të shqetsohen pasi varianti i ri i virusit është më pak vdekjeprurës.
Advertisement
“Jo detyrimisht ky është më i rrezikshëm, që u dëshmua me studimet e fundit në Angli, sepse vdekshmëria nga ky virus te pacientët të cilët janë në trajtim intensiv, do të thotë në respirator. Derisa te Covid-19 vdekshmëria është thuajse 100 për qind, këtu e kemi rreth 60 për qind vdekshmërinë”, deklaroi Hasani.
Advertisement
Advertisement