Ky do të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër

Periskopi ka marrë vesh nga burime brenda PDK-së, se kandidat i kësaj partie për kryeministër, do të jetë Bedri Hamza.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e çoi Kosovën në zgjedhje, interesimi i mediave gjatë ditës ka qenë se kush do të jenë emrat që do të garojnë për Kryeministër.

Deri tani, nga tri partitë më të mëdha politike, kandidati që potencialisht dihet, është ai i Vetëvendosjes.

Ndërkohë Periskopi ka mësuar nga burimet se Bedri Hamza mund të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër.

Advertisement

‘Bedri Hamza është një nga emrat më të lakuar në parti së fundmi si kandidat për kryeministër’, ka thënë një burim brenda kësaj partie për Periskopin.

Kujtojmë se Enver Hoxhaj është ushtrues detyre i kësaj partie, që kur dha dprëheëje Kadri Veseli nga pozita e kryetarit para shkuarjes në Hagë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like