• 25-06-2021

Hasani: Ju nuk ua njihni mundin, mjekët shqiptar janë me zemër të madhe!

Pas ndarjes së çmimeve nga ana e Shoqatës së Mjekëve në Maqedoni, ka reaguar zv/ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani pasi që dy mjekët shqiptar, Ilir Demiri dhe Fadil Cana nuk u vlerësuan aspak nga Shoqata e Mjekëve, në luftën kundër Covid-19, shkruan Nmk-post. Zv/ministri Hasani ka shkruar se ky veprim ka sjellur edhe njëherë në ndasitë në shoqërinë tonë. Gjithashtu, ai shton se gjithë mjekët kanë luftuar për të shpëtuar jetë njerzish.

Ja reagimi i plotë:

Dhënja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë, të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia, por zemërmëdhej për nga humanizmi!

Read Previous

Shefqet Krasniqi flet për këngët e Danit e të Medës: Nuk është vlerë me i zh’vesh gratë e vajzat e huja

Read Next

Shtetësia/ Sot takohet Zaevi, Sela dhe Gashi

%d bloggers like this: