Haradinaj: S’është në rregull që një parti t’i ketë edhe kryeministrin dhe presidentin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në vend.

Kreu i saj, Ramush Haradinaj nga qyteti i Prizrenit ka thënë se Kosovës nuk do t’i bëjë mirë nëse një parti do të ketë postin e kryeministrit dhe atë të presidentit.

“Kjo nuk është në rregull sepse në demokraci është paraparë që të ndahen pushtetet. Kjo nuk i bën mirë Kosovës, sepse atëherë nuk do kemi ndarje të pushteti por organizim të njëpushtetshëm”, tha ai.

Tutje, Haradinaj shtoi se nëse duhet edhe do të sakrifikohej për Kosovën.

Advertisement

“Nëse është nevoja për Kosovën sakrifikohem, jo për vete po për shtetin gjithmonë. Adresa e duhur jam unë, kryetari i Aleancës i cili jep përkrahje qeverisë e kryeministrit për ta ndal krizën ekonomike”, theksoi ai.

Kosova do të mbaj zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt, ndërsa sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore e cila pritet të zgjasë 10 ditë./Kallxo

Advertisement
Advertisement

You May Also Like