“Goditjet e mundëshme me dron”, ja a r m ë t unike që u përdoren për mbrojtjen e Bidenit

Takimi i presidentit amerikan Joe Biden me mbretin e Belgjikës, Filip në margjinat e samitit të NATO-s, është karakterizuar me disa fotografi interesante të forcave belge të sigurisë, që në vazhdimësi u kujdesën për rend dhe ligj – madje disa pr ej tyre mbanin armë kundër dronëve.
Ueb-faqe të ndryshme kanë publikuar pamje të forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur pushkë të specializuara për rrëzimin e fluturakeve pa pilot, transmeton Telegrafi.
Kështu pjesëtarët e policisë belge janë filmuar me pushkë, e cila shkrep predha mbi dronë dhe fluturake tjera duke penguar radio-frekuencat me të cilat kontrollohet një dron.
Thuhet se pushkët për rrëzimin e dronëve që i përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield. Këto pushkë veprojnë në principin e pengimit të komunikimit mes operatorit dhe vetë dronit, e është e mundur të pengojnë edhe video linkun./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like