









Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se në dy vitet e kaluara, me Bullgarinë janë dakorduar për pesë figura historike.
Kjo deklaratë e tij është bërë në një intervistë me javoren Fokus, në të cilën Zaev thotë se marrëveshjet janë një detyrim I të dyja palëve nënshkruese, për çka tha se brenga e tij është që vendi ta zbatojë.
Më të suksesshëm jemi se çfarëdo lloj marrëveshjesh që janë arritur në Evropën moderne thotë Zaev duke marrë shembull disa komisione historike të cilëve u është dashur edhe 20 vite të vijnë deri te zgjidhjet, ndërsa ne thotë ai, në dy vitet e para arritëm të merremi vesh për pesë personalitet historike dhe tre periudha historike dhe i festojmë bashkë
“Historia të zgjidhet në mënyrë bilaterale dhe për të të bisedojnë ekspertë dhe historianë, edhe pse historia është shkencë dinamike dhe secili ka të drejtë për pikëpamje të ndryshme, argumentime dhe dëshmi për autenticitetin e vet. Presim përgjegjësi edhe nga pala tjetër, sepse kanë obligim në Marrëveshjen për mbështetje të vazhdueshme dhe për ndihmë RMV-së. Qartë thashë se Bullgaria në mënyrë eklatante e shkelë nenin 2 të Marrëveshjes. Ata çdoherë shprehin pakënaqësi nga realizimi I Marrëveshjes, po nuk duhet të harrohet se vendi ynë kaloi nëpër një referendum, ndryshim të Kushtetutës, ndërkaq erdhi edhe pandemia”, thotë Zaev.
Ai thekson se me Bullgarinë nënshkruam se kemi histori të përbashkët, por shton, se i tërë Ballkani ka histori të tillë./Zhurnal/