Goditja nga rrufeja lë të vdekur 11 njerëz

Estimated read time 2 min read

Një goditje rrufeje vrau të paktën 11 njerëz dhe plagos i shumë të tjerë në qytetin verior të Jaipur. Viktimat po bënin selfie nën shi në majë të një kulle vrojtimi në ‘’12th Century Amer Fort’’, një atraksion popullor turistik.
Rreth 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës kur ndodhi incidenti – dhe disa prej tyre thuhet se u hodhën në tokë.
Goditjet e rrufesë ka vrarë mesatarisht 2.000 indianë që nga viti 2004.
Një oficer i lartë policie i tha medias lokale se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.

Advertisement

Kryeministri i shtetit, Ashok Gehlot, ka njoftuar se do të japin 6.700 dollarë si kompensim për familjet e atyre që kanë vdekur.

Sezoni i musoneve në Indi, i cili sheh shira të mëdha, zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator.

Departamenti Meteorologjik Indian ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960 – një nga arsyet që ata përmendën ishte kriza e klimës.

Të dhënat thonë se incidentet e rrufesë gjithashtu janë rritur me 30% -40% që nga fillimi deri në mes të viteve 1990. Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36.749 goditje rrufe në vetëm 13 orë.

Zyrtarët thonë se ato janë më të zakonshme në zonat me mbulesë më të hollë pemësh, duke i lënë njerëzit të prekshëm nga goditja.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like