Gjuajtje me armë mes hajnave dhe policëve në Ferizaj (VIDEO)

Estimated read time 2 min read

Një njësit i Policisë së Kosovës është përballur me të shtëna armësh nga katër hajna, të cilit kanë tentuar ta grabitin një bankomat në pikën e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj të enjten në mesnatë. Grabitja e armatosur dhe ballafaqimi i hajnave me policët ka ndodhur rreth orës 4:50 të mëngjesit të së premtes, tha policia.

Në një njoftim për media, Policia tha se katër personat e dyshuar ishin të pajisur me armë të gjata.

“Të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim”, tha policia.

Advertisement

Hajnat e dyshuar u arratisën nga vendi i ngjarjes, sipas policisë.

“Ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget”, tha policia.

Ndërkaq, një faqe lokale në rrjetin social Facebook publikoi një video në të cilën dëgjohen të shtëna në vendin e ngjarjes.

https://fb.watch/o4tsAOS5AB/?mibextid=Nif5oz

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours