Prokuroria jep detaje në lidhje me vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu

Estimated read time 2 min read

Dje gjatë ditës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se afaristi Lulzim Kryeziu i ka dhënë fund jetës së tij. I ndjeri është gjetur i varur në villen e tij në Mleqan të Malishevës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha ka bëre të ditur për IndeksOnline se trupi i pajetë është dërguar për odbuksion dhe rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky rast është duke u hetuar si Hetim i vdekjes dhe për veprimet e tjera do të procedohet. Deri në këtë fazë nuk kemi informacione të tjera”, ka thënë Batusha për IndeksOnline.

Ndërsa, rasti e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Advertisement

“Dje rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj për IndeksOnline.

Kryeziu ishte afarist i njohur në Kosovë dhe pronar i pompave të derivateve “Shell Kosova”./IndeksOnline/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours