Gjermania fillon të “merr frrymë”, diskuton lehtësimin e masave

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në takimin e ri të nesërm me kryeministrat e 16 krahinave gjermane, do të propozojë nga 8 marsi të lehtësohen kufizimet për kontaktet sociale në vend, theksohet në propozim vendimin që do të ofrohet në shqyrtim dhe miratim të shefave të rajoneve gjermane.
Sipas vendimit, deri tek i cili kanë ardhur agjencitë perëndimore, nga festa e Ditës së Gruas do të mundësohen kontakte midis “dy amvisërive”, si dhe mbledhje e të paktën pesë personave, pa i llogaritur fëmijët.
Në javët e fundit në Gjermani sërish u happen parukeritë dhe shkollat edhe krahas frikës tek autoritetet shëndetësore nga vala e tretë e koronavirusit.
Në takimin e nesërm, pritet të vazhdohet vlefshmëria e shumicës së masave që janë në në fuqi tani më katër muaj, si restorantet e mbyllura, baret, muzetë dhe palestrat, pritet të shtyhen deri më 28 mars.
Autoritetet gjermane veçanërisht kanë frikë nga mutacionet e reja të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi në të gjithë Evropën dhe vendin e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like