Gjermania dhe Franca urojnë Kurtin e Osmanin, kërkojnë formimin e shpejtë të qeverisë

Dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania dhe Franca, kanë uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmanin për rezultatin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dy shtetet kanë bërë thirrje të përbashkët për formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, transmeton “Zeri.info”.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori gjerman Jorn Rohde përmes një postimi në “Twitter”.

“Gjermania dhe Franca urojnë qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Advertisement

Rohde më tej ka thënë se Gjermania dhe Franca mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbise.

“Gjermania dhe Franca janë të gatshme të mbështesin vazhdimin e dialogut, i lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve. Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka shkruar Rohde në “Twitter”. /Zëri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like