• 05-03-2021

Georgievski: Ka ndjesi të madhe negative për maqedonasit në Bullgari

Ish-kryeministri Ljupçe Georgievski në emisionin Click Plus në TV 21 deklaroi se Bullgaria mendon se bëhet shumë pak nga ana e RMV-së në lidhje me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. “Atje ka ndjesi të madhe negative për maqedonasit. Ata konsiderojnë se shumë pak bëjmë për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë”, thotë Georgievski.

Ai potencoi se Zaev në mënyrë radikale ka hyrë në përafrim me Bullgharinë dhe se kjo duhet të shpërblehet me nisjen e bisedimeve me BE-në. “Është paradoks i madh nga ana e Bullgarisë. Ne duanim dhe duam të përafrohemi me ta, dhe për këtë, ne dënohemi nga Sofja zyrtare”, tha ai./Northmacedonia-post/

Read Previous

‘Covid 19’, Imunologu: Ja sa larg jemi nga imuniteti i tufës

Read Next

Mbi 20 mijë raste aktive në Maqedoni, a ka shtretër të lirë në spitale?

%d bloggers like this: