Dhuna ndaj tre shqiptarëve në Mal të Zi/ Policia identifikon tre autorët e dyshuar

Estimated read time 1 min read

Policia malazeze ka identifikuar tre persona të cilët dyshohet se sulmuan tre shqiptarët në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës në Mal të Zi.

Drejtoria e Policisë ka bërë të ditur se sipas informacioneve të deritanishme, sherri mes tyre që degradoi në dhunë fizike nisi në trafik, sipas Vijesti.

“Sot në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur. Efektivët janë dërguar në vendngjarje ku kanë konstatuar tre persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur lëndime të dukshme, të cilët më pas janë drejtuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Policët kanë ndërmarrë veprime në kuadër të juridiksionit të tyre për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat persona të lënduar, dhe për të zbardhur ngjarjen. Përveç pamjeve video nga kamerat e vëzhgimit nga objektet pranë ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like