Geci: Kam ofertë për t’iu bashkuar VV-së!

Gani Geci ka folur për media pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së. Ndër të tjerash, Geci ka thënë se ka ende oferta për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. “Edhe unë edhe vajza ime, oferta ka ende për të kaluar në Vetëvendosje’’, ka thënë shkurt Geci. Kujtojmë se Marigona Geci, vajza e Ganiut ka siguruar edhe një mandat si deputete në Kuvendin e Kosovës. Lumir Abdixhiku ndërkaq është emëruar dje kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas garës kundër dy kandidatëve të tjerë, Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës. Abdixhiku ka marrë shumicën e votave të delegatëve derisa, ai do të udhëheq Lidhjen Demokratike për dy vitet e ardhshme./Orainfo.net/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like