Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Gati gjysma e votave të numëruara, Vetëvendosje shumë pranë 50%

Advertisement

KQZ ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 40,06% i kutive të votimit, të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Sipas këtyre rezultateve, VV-ja e Albin Kurtit po shkon drejt 50% të votave të numëruara.

Vetëvendosje, sipas rezultateve të numëruara nga KQZ-ja, aktualisht ka 47,76 përqind të votave, shkruan Reporteri.net. Pasuar nga PDK-ja më 18,61%, e cila ka rënë lehtë në përqindje.

LDK e treta më 13,78 dhe AAK e katërta më 8,49% të votave të numëruara.

NISMA për Kosovën po vazhdon të jetë dukshëm nën pragun zgjedhor më 2,68% të votave të numëruara, me një trend rënie të lehtë në përqindje.

Sipas KQZ-së në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 843 mijë e 862 votues, në 2 mijë e 382 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

Deri më tani, sipas KQZ’së, jenë numëruar votat nga 985 vendvotime nga 2382 sosh. /Reporteri.net/.

Advertisement

Read Previous

Kasami: Rezultati do ta zbukuroj festën e demokracisë së Kosovës

Read Next

Albin Kurti po e mund edhe Enver Hoxhajn në vendlindjen e tij