Gashi: Dita e Mësuesit na vjen çdo vit me numrin e mrekullive të 7 notave muzikore

Kryetar i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit, përcjell nmk-post.com

“Dita e Mësuesit na vjen çdo vit me numrin e mrekullive të 7 notave muzikore, sikur për të na kujtuar se nëse dikush ka fuqi për të bërë mrekulli si veprat e bukura muzikore, ai është vetëm mësuesi. Dhe, vërtet, me punën e tyre të mrekullueshme ata kanë bërë mrekulli me kombin tonë ndër shekuj. Të gjithë ne jemi fryte të këtyre mrekullibërësve, heronj të shkollës sonë.
Urime 7 Marsin!” ka shkruajtur Afrim Gashi në rrjetin e tij social facebook./nmk-post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like