Futsall – Shkëndija me një këmbë në Ligë të parë

Ekipi i Shkëndijës nga Tetova sigurt hapëron drejt ligës së parë në futsall. Ekipi tetovar, sot si mysafire ka deklasuar kandidatin e drejtpërdrejtë KFV Klimi Kavadarci me rezultat të thellë 0:8. Golashënues te Shkëndija ishin Meriotn Halili 2, Florin Ameti 1, Muamet Ziberi, Agon Hashimi 2 dhe Edis Murtezani 1. “Kualiteti i ekipit ishte vendimtar në këtë ndeshje, ne kemi ekip që meriton të jetë në Ligë të parë në Futsall. Skuadra gjatë gjith ndeshjes ishte shumë e kordinuar dhe e dinim për çfarë kemi shkuar në Kavadarci. Do ta kthejmë Shkëndijën aty ku e ka vendin” deklaroi për NMK-Post, Meriton Halili. Pas kësaj ndeshje Shkëndija ka një orar më të lehtë dhe nuk kanë ndeshje të vështira. Stafi Kuq e Zi i udhëhequr nga Ajetali Dervishi – Tushi janë optimist se suksesi i këtij viti nuk do të vihet në dyshim./ NMK-Post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like