• 20-10-2021

Futsall: Shkëndija mbush Josifovën, Hashimi i pandalshëm me 6 gola

Xhiroja e radhës në Ligën e Dytë në futsall ka qenë e frytshme për Shkëndijën nga Tetova. Në udhëtimin e saj në Vallandovë “kuq e zinjtë” e Tetovës kanë fituar me rezultat të thellë, me gjashtë gola diferencë, raporton NMK-Post.
SFK Projekt – Josifovo : Shkëndija 06:12

Në Vallandovë më i disponuar ishte Agon Hashimi i cili ka detyruar kundërshtarët e tij plot gjashtë herë ta nxjerrin topin nga rrjeta. “Ka qenë një ndeshje fantastike, djemtë nuk kishin të ndalur. Agoni ka dhuruar spektakël në Vallandovë. Shpresoj që tempon që kemi kapur ta vazhdojmë në ndeshjet në vazhdim” ka deklaruar kryetari i klubit Shkëndija në Futsall, Ajetali Dervishi. Në vazhdim ai ka thënë se këtë vit Shkendija është shumë e organizuar dhe se pretendojnë Ligën e Parë. “Jemi të organizuar shumë mirë, kemi ekip të shkëlqyer dhe pretendojmë kreun e tabelës. Shpresojmë të klasifikohemi në Ligën e Parë në fudboll të vogël” ka thënë Tushi.

Read Previous

Karakapçanov: Maqedonasit mund të quhet marsian, a do jetë Car Samoili nga Marsi?!

Read Next

Filipçe: Gati infrastruktura për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës kundër Kovid 19

%d bloggers like this: