• 18-10-2021

Filipçe: Prej sot më shumë termine për vaksinim kundër gripit sezonal

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në paraqitjen e djeshme në emisionin “Magazina” në TV Sitel, theksoi se vaksinat kundër gripit sezonal nuk kanë skaduar dhe njoftoi se nga sot do të ketë më shumë termine për vaksinim.

Ai tha se këtë vit ka pasur interesim të madh për vaksinat për gripin sezonal, që nuk është parë vitet e kaluara.

“Kishim shumë më pak vaksina dhe asnjëherë përveç javës së parë si zakonisht nuk kishte një interes të tillë. Sa i përket termineve, bëhet orar që të kemi një distancë të caktuar kohore ndërmjet kohës së aplikimit të vaksinave te qytetarët, në mënyrë që të mos bëhen turma në ambulanca. Për më tepër, një problem shtesë që ka dalë në dritë javët e fundit është praktikisht sistemi i planifikimit, por pikërisht për shkak të interesit të madh”, tha Filipçe.

Ai shtoi se sasitë e vaksinave janë të mjaftueshme.

“Vaksinat nuk janë harxhuar, vazhdon sistemi për vaksinim. Kemi mundur që për një kohë të shkurtë të vaksinojmë një numër të madh të qytetarëve, megjithatë mendoj se do të bëhej kaos i madh në ambulanca”, tha Filipçe./Northmacedonia-post/

Read Previous

Seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së më 17 dhjetor

Read Next

LSDM: Vetoja bullgare dëmtoi vlerat evropiane

%d bloggers like this: