• 05-03-2021

LSDM: Vetoja bullgare dëmtoi vlerat evropiane

Partia e kryeministrit Zoran Zaev, LSDM, thotë se vetoja e Bullgarisë për kornizën negociuese është gabim në dëm të vlerave evropiane dhe të ardhmes së vendit në BE. Nga kjo parti thonë se Bullgaria me këtë lëvizje ia ka ndërprerë rrugën RMV-së për integrimet evropiane.

“Republika e Maqedonisë së Veriut kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta e vetëvendosjes së qytetarëve maqedonas të garantuar me Kartën e KB, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Traktatin e Lisbonës dhe vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Identiteti kombëtar maqedonas nuk ishte, nuk është dhe në asnjë rast nuk do të jetë subjekt i negociatave dhe bisedimeve. Populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë shtyllat e identitetit tonë maqedonas”, thonë nga LSDM./Northmacedonia-post/

Read Previous

Filipçe: Prej sot më shumë termine për vaksinim kundër gripit sezonal

Read Next

Erdogan dënon ashpër komentet rac*iste të ndeshjes PSG-Basaksehir

%d bloggers like this: