Filipçe në ditën botërore të shëndetësisë: Vaksinimi është mënyra e vetme që ta mposhtim virusin

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit – 7 Prillit, Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një mesazhi I është drejtuar opinionit. Padyshim se pandemia me COVID-19, ishte temë boshte e mesazhit të Ministrit Filipçe.
Sic transmeton KlanM, Filipçe në këtë mesazh rikujton se vitin e kaluar në këtë ditë ishin në fillim të pandemisë duke shpresuar, sic thotë, se shpjet do të përfundonte.
“Një vit më vonë, bota ende po lufton me koronavirusin, me llojet e reja të viruseve dhe me sfidat që I shkakton kjo krizë e madhe shëndetësore” – thotë Filipçe.
Ministri Filipçe shprehet optimist se ky do të jetë viti I fundit ku do të jetojmë në masa shtrënguese dhe me kufizime, pasi sic transmeton KlanM, ky vit është edhe viti I vaksinimit.
“Vaksinimi është mënyra e vetme që ta mposhtim virusin, por fatkeqësisht ky proces nuk zhvillohet me dinamikën e dëshiruar, askund nëpër botë. Kërkesa për vaksina është shumë e madhe, kurse kapacitetet prodhuese të kufizuara. Ne po bëjmë çmos që t`i rrisim sasitë e vaksinave në vendin tonë” – thotë Ministri Filipçe.
Në këtë mesazh, Ministri Filipçe, sic transmton KlanM, thotë se angazhimi I tij më I madh është që vaksinimi të përfundojë sa më shpejtë, duke pohuar se gjithcka që ka qenën kompetencë e tyre është bërë shpejt dhe me profesionalziëm, kurse përgatitjet për vaksinim janë zbatuar me kohë.
“Sot kemi mekanizëm efektiv dhe mirë të vendosur për vaksinimin që ka filluar të zbatohet. Besoj sinqerisht se sasitë e vogla të vaksinave nëpër botë, do t`I takojnë së kaluarës, kurse më pas do të punojmë ditë e natë, që në kohë sa më të shkurtër të vaksinojmë sa më shumë qytetarë” – ka thënë Ministri Filipçe.
Në fund të mesazhit të tij për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit – 7 Prillit, sic transmeton KlanM, Ministri Filipç, ka kërkuar durim dhe mirëkuptim nga qytetarët, në të njëjtën kohë duke respektuar masat, sic thotë, deri në tejkalimin e kësaj periudhe./KlanMacedonia/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like