Filipçe me “dorë të hekurt” për të pavaksinuarit, ja masat që do të merren

Estimated read time 1 min read

Do ta mbrojmë shëndetin publik, me atë që do të vendosnim masa restriktive për personat e pavaksinuar atje ku ka mundësi për tubime masive, ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga Manastiri.

Por, për këtë do të diskutohet gjatë muajit gusht, nëse stagnon procesi i vaksinimit.

Restrikcionet do të vlejnë edhe për fëmijët dhe adoleshentët që nuk do të vaksinohen.

“Nuk do të kemi mundësi tjetër përveç se të vendosim ndonjë formë të restrikcionit. Për masat, në mënyrë shtesë do të flasim me qëllim që të mbrojmë popullsinë tjetër, kurse ato masa do të ndërlidhen me të pavaksinuarit. Ne do ta mbrojmë shëndetin publik, me atë që do të vendosnim masa shtesë restriktive aty ku do të kemi mundësi për tubime masive, ngjarje publike, hyrje në vende të tilla. Në këtë moment kemi përqindjen më të lartë të vaksinimit, nëse e krahasojmë me shumë vende të rajonit”, tha Filipçe./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like