Macronin e mbulojnë me kurora lulesh dhe guaska

Estimated read time 1 min read

Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdoi turneun e tij në Polinezinë Franceze, me një vizitë në ishullin Manihi.
Ai u vesh me lule dhe guaska deti, ndërsa zbriti nga një varkë për t’u përshëndetur nga zyrtarët lokalë.

Macron ishte në ishull për të vizituar vendin e një strehe anti-tsunami, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ai u tha banorëve të ishujve se Franca po bashkëfinanconte ndërtimin e 17 streheve në Ishujt Tuamotu dhe Gambier.

Advertisement

Ndryshimi i klimës është një çështje kryesore në turneun e Macronit.
“Ne po flasim për jetën tuaj kur flasim për pasojat e ngrohjes globale dhe se si këto ndryshime ndikojnë në jetën tuaj dhe jetën e fëmijëve tuaj”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like