• 21-04-2021

Filipçe ka një apel për qytetarët

Gjatë dy deri tre javëve të ardhshme të jemi tërësisht të kujdesshëm, apeloi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se ka disa përafrime pozitive, do të shihet nëse kjo është fillimi i fundit të epidemisë dhe për këtë shkak nuk guxojmë të rrezikojmë edhe një valë të fuqishme.

Ai potencoi se vijon një periudhë e zakonshme e bukur e festave të fundvitit.

“Kemi një vit shumë të vështirë pas nesh dhe sinqerisht besoj se viti i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë. Në kushte të tilla kur epidemia seriozisht e ul intensitetin dhe gjendja po stabilizohet, të mos bëjmë asgjë që kjo të përkeqësohet. Apeloj që të festoni me përgjegjësi në rrethin e familjes, pa grupime, me respektin e protokoleve dhe masave qartë të përshkruara. U tregua se protokolet dhe masat e deritanishme ishin mirë të planifikuara dhe e dhanë rezultatin siç pritej. Ato janë dimensionuar ashtu që të mos pengohet lëvizja e lirë dhe puna, duke e marrë parasysh se sa është kjo e vështirë për të gjithë ne”, tha Filipçe.

Në pajtim me raportin e Institutit për shëndet publik, theksoi ministri, edhe këtë javë vazhdon ulja e numrave për Kovid-19.

“Kemi zvogëlim për 16,9 për qind të të sapoinfektuarve gjatë shtatë ditëve të fundit. Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit shënon rënie prej pesë për qind, aq sa është edhe rënia e përqindjes së personave të vdekur. Po zvogëlohet numri i personave të hospitalizuar në spitale dhe klinikat në Shkup dhe mbarë shtetin. Në javën e parë të dhjetorit ka pasur 890 të hospitalizuar, ndërsa sot ka 629. Ka shtretër të lirë në Manastir, Ohër, Prilep, Kumanovë…”, tha Filipçe.

Ai theksoi se ka gjithnjë e më tepër termine për testime, gjë që do të thotë se po zvogëlohet presioni.

“Në javën e dytë dhe të tretë të dhjetorit u zvogëlua numri i testimeve në shtet dhe në laboratoret private. Nëse gjatë periudhës së kaluar mesatarja e plotësimit të termineve ishte të njejtën ditë kur ato janë publikuar përmes sistemit ‘TerminiIm’, tani edhe gjatë ditës së njejtë ka edhe termine të lira. Në analizën për javën e dytë dhe të tretë të dhjetorit, vërehet se laboratoret shtetërore zbatojnë përafësisht 100 për qind më shumë teste se ato private, ndërsa vërehet edhe rritje e numrit të testeve çdo javë në laboratoret shtetërore”, shtoi Filipçe./TV21

Read Previous

Zoran Zaev është “pro” legalizimit të marih*uanës, Talat Xhaferi “kundër”

Read Next

Haradinaj: AAK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik

%d bloggers like this: