• 22-06-2021

Albin Kurti merr në parti Mustafë Bajramin, adhuruesin e flaktë të Erdoganit

Vetëvendosjes së Albin Kurti sot i është bashkuar teologu Mustafë Bajrami, i cili njihet edhe si adhurues i flaktë i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, shkruan Reporteri.net.


Adhurimin e tij ndaj presidentit turk Bajrami nuk ka hezituar ta shfaq asnjëherë edhe në paraqitje të ndryshme televizive.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Albin Kurti, në profilin e tij në Faceboook.

“Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja. Z. Bajrami në Dubai ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë te Instituti “Juma’l-Maxhid”, Drejtor i Departamentit për Kontrollë dhe Verifikim të Botimeve te Ministria e Vakfit si dhe Përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës atje”, ka shkruar Kurti.

Ai ka vazhduar me lavdet për teologun Bajrami.

“Gjithashtu ai ka drejtuar Projektin e MTI të Qeverisë së Kosovës për Investime të Gjirit Persik, ka qenë përfaqësues i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj Drejtor i Institutit Kërkimor Shkencor “Victory” si dhe Drejtor i Institutit Kërkimor-Shkencor dhe Kryeredaktor i Revistës “Avicena” në Prishtinë. Mustafë Bajrami është autor i katër librave në fushën e logjikës, dy librave në filozofinë islame, një në marrëdhënie ndërkombëtare-diplomaci, si dhe përkthyes i 10 veprave nga anglishtja, turqishtja dhe arabishtja. Po ashtu është edhe autor i një morie punimesh në teologji, filozofi, politikë dhe diplomaci si dhe i qindra shkrimeve e opinioneve. Si një lobues për njohjen e Kosovës në shumë shtete të botës dhe si njohës i mirë i Lindjes së Afërt e të Mesme, z. Mustafa Bajrami sjell dije e përvojë të vlefshme për Lëvizjen tonë”, ka shkruar Kurti.

/Reporteri

Read Previous

Publikohen pamje të rralla nga takimet e Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin dhe Albin Kurtit (FOTO)

Read Next

Shteti i së drejtës

%d bloggers like this: