• 14-05-2021

Filipçe: Deri në fund të vitit do të ndërtojmë katër spitale modulare

Katër spitale modulare deri në fund të këtij viti do të kenë në dispozicion Kumanova, Strumica, Gjevgjelia dhe Struga ku gjendja është prioritare për rritjen e kapaciteve spitalore për trajtim të pacientëve me Kovid-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Prilep ku vlerësohej gjendja epidemiologjike në qytet dhe është konstatuar se masat e deritanishme janë të mjaftueshme për përballje me gjendjen, ndërsa spitali shkëlqyeshëm funksionin.

Sipas Filipçes montimi i spitaleve modulare fillon këtë muaj, ndërsa duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Prioritet kanë Kumanova dhe Strumica, ndërsa pastaj edhe Gjevgjelia dhe Struga.

Shteti, siç thotë, ka më shumë se mjaftueshëm teste të shpejta. Me donacionet në dispozicion janë mbi 100 mijë.

Ministri i Shëndetësisë aspak nuk e justifikon atë që po ndodh para Siti Mollit me turmat, por konkretisht nuk u përgjigj nëse duhet të përfshihet Armata për të vendosur rend. Pjesëtarët janë përfshirë para institucioneve shëndetësore dhe ka efekt.

Filipçe është kategorik se ka mjaft vaksina falas kundër gripit sezonal në të gjitha qytetet. është bërë orar për javët e ardhshme.

Read Previous

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja sa ball ishte!

Read Next

Gostivar – çdo i dyti i testuar, pozitiv me korona!

%d bloggers like this: