









Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka dhuruar bileta për të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë qenë të përfshirë në betejën kundër Covid-19.
Biletat i ka dhuruar drejtori i Federatës, Muhamed Sejdini gjatë takimit të realizuar sot, mes tij, ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani, transmeton TV21.
“Punëtorët shëndetësor kanë kryer betejat e mëdha kundër “Covid 19”. Jemi krenar që u mundësojmë një kënaqësi ndryshe, me mundësi që të përkrahin futbollistët e Maqedonisë në EURO 2020” thuhet mes tjerash në kumtesën e FFM-së.
Advertisement
Advertisement
Advertisement