Festuan me armë dhe i publikuan pamjet në rrjete sociale, shoqërohen në Polici dy persona

Estimated read time 1 min read

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Me armë zgjodhën të festojnë edhe dy persona në Gjakovë, të cilët më pas publikuan video në rrjete sociale, ku shiheshin duke shtënë.

Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë identifikuar të dyshuarit dhe të njëjtit më pas i kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armët që dyshohet se janë përdorur në rast.

Advertisement

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like