Fëmija ndërron jetë pasi hoqi një dhëmb – Mbyllet ambullanta!

Estimated read time 1 min read

Prindërit e djalit thanë se anesteziologu nuk ka bërë asnjë analizë para anestezionit dhe se është larguar nga klinika pa pritur që fëmija të vinte vetëdijen pas operacionit.
Autoritetet në provincën Bursa të Turqisë kanë mbyllur një klinikë dentare dhe po hetojnë aktivitetet e saj pas vdekjes së 5-vjeçarit Deniz Sonmez menjëherë pas nxjerrjes së një dhëmbi.

Prindërit e djalit, Elena dhe Aydin Sonmez, kanë thënë në polici se më 10 nëntor e kanë çuar djalin e tyre në një klinikë private dentare për ekzaminim, ku është diagnostikuar me karies. Mjekët nxorrën një dhëmb nën anestezi të përgjithshme dhe vendosën mbushje në katër dhëmbë.

Advertisement

Tashmë gjatë ekzaminimit, fëmija filloi të rrjedh gjak, temperatura i është rritur dhe fëmija filloi të dridhej. Megjithatë, mjekët vetëm i dhanë ilaçe dhe e dërguan në shtëpi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like