Zgjedhjet në Kosovë/ A mund të lirohen me kusht ish-epr*orët e UÇK-së? Flasin nga Specialja

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe ish-udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së pritet që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti, raporton Front Online.
Dhomat e Specializuara të Kosovës po sigurojnë ndihmë ligjore që ata të votojnë në këto zgjedhje. “KSC po siguron ndihmë, brenda kornizës së duhur ligjore, për të bur*gosurit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme”, kanë thënë për Front Onlinë nga Zyra për Informim e Dhomave të Specializuara.
Front Online ka pyetur edhe për mundësinë e lirimit me kusht të të apostrofuarve më lartë, por ata kanë thënë se kjo çështje i takon gjyqtarit të procedurës paraprake që të vendosë për çdo propozim nga mbrojtja.

“Lidhur me pyetjen tuaj në lidhje me “lirimin me kusht”, do t’i takojë gjyqtarit të procedurës paraprake të vendosë për çdo propozim nga Mbrojtja”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.
Ish-epr orët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi kanë udhëtuar për në Hagë me një aeroplan ush*tarak në nëntor të 2020.
Pro*kuroria Speciale pranë Gjykatës Speciale në Hagë, një ditë para tyre, e ar*restoi edhe ish-zëdhënësin e Ush*trisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në Hagë në parabu*rgim po qëndrojnë edhe udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Burimi: https://frontonline.net/votimet-ne-kosove-a-mund-te-lirohen-me-kusht-ish-eproret-e-uck-se-flasin-nga-specialja/?fbclid=IwAR3G3ENCTaTcCXr-9xsYuHzYNWdjDMfekZdu-GqelxWmobhRxVbdTdV_FHc

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like