Fauçi dorëzohet: Nuk do të mësojmë kurrë origjinën e Covid-19

“Nuk do ta mësojmë kurrë origjinën e vërtetë të virusit”. Kjo është deklarata e fundit e epidemiologut të njohur amerikan, Anthony Fauci për mediat amerikane.

Fauci tha se mundësitë më të mëdha dhe më të besueshme janë që virusi ka ardhur nga kafshët tek njerëzit, por megjithatë, shton se asnjë rezultat nuk mund të jetë i saktë.

Sipas tij, virusi mund të jetë produkt edhe i laboratorit: “Ka një lidhje me laboratorin, virusi mund të ketë nisur nga aty. Por kjo nuk e heq mundësinë që mund të ketë ardhur nga kafshët. E them me siguri që ne kurrë nuk do zbulojmë origjinën e saktë të virusit”.

Advertisement

Siç është mësuar së fundmi, presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar që për një afat 90-ditor, të vlerësohet origjina e virusit. Por Fauci beson se kërkesa e Biden nuk do të realizohet brenda afatit të vendosur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like