Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën, të ftuar specialë në finalen e “Wembley”-t

Estimated read time 2 min read

Një nga momentet më emocionues në Euro 2020 do të mbetet padyshim ai rrëzim i Christian Eriksen në fushën e lojës në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, për shkak të një arr*esti kardiak.
Stafi mjekësor ndërhyri shumë shpejt dhe bëri maksimumin për të rikthyer në jetë mesfushorin 29-vjeçar, i cili pas disa ditësh qëndrimi në një klinikë në Kopenghagen, është kthyer në shtëpinë e tij dhe po pushon në prani të familjarëve.

Megjithatë bota e futbollit ndali frymën për minuta tëra, duke pritur me ankth e duke u lutur për Eriksen, që ia doli të fitojë be*tejën me vd*ekjen, ndërsa tani po përgatitet për sfidën e radhës, atë të rikthimit në fushat e blerta.

Kjo ngjarje do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve dhe nuk mund të anashkalohej as nga UEFA, që ka ftuar Christian Eriksen dhe 6 mjekët që i dhanë ndihmën e parë, të jenë prezentë në finalen e 11 korrikut në
“Wembley”.

Advertisement

Eriksen dhe mjekët mund të kenë dyfish arsye për të shkuar në finalen e “Wembley”-t, pasi përveç ftesës nga UEFA, një biletë mund ta marrë edhe Danimarka nesër në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, nëse ia del të nxjerrë jashtë “Tre luanët”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like