Enver Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për ta zëvendësuar liderin e partisë që është në Hagë

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin e kësaj partie që është në Hagë. Sipas tij, kryetari i ri është një mesazh se vetëm një PDK e fortë dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë. “Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që kemi në Hagë, por një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë, me udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur”, ka shkruar Hoxhaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like