Enver Hoxhaj me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar një mesazh në përkrahje të katër figurave kryesore të Kosovës, të cilët aktualisht janë në paraburgim nga Gjykata Speciale. Në profilin e tij në facebook ai ka shkruar se Hashim Thaçi , Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjtë e gjallë të Kosovës dhe janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë. Sipas tij, ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishikuar atë, përcjell nmk-post.com

Advertisement

Ja postimi i plotë i Hoxhajt:

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!
#LiriaKaEmër

Advertisement
Advertisement

You May Also Like