Ende nuk lejohen dasmat dhe koncertet, do të diskutohet pas 2 jave

Advertisement

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, sot deklaroi se ende është herët të hapen restorantet si dhe të mos mbahen maskat fare në hapësira të hapura, informon Zhurnal.
Në përgjigjen e dhënë gazetarëve, Filipçe thotë se për këtë është biseduar mëngjesin e sotëm, por se përfundimi është se duhet të pritet edhe një javë apo dy për masa të tilla.
“Hapi radhës do të ishte, por ende është herët të themi se kur, të mbahen maskat si më parë, vetëm në grupe jashtë. Tani për tani është herët. Kjo do të jetë e radhës për çka do të bisedojmë. Mëngjesin e sotëm kemi inicuar diskutim dhe konluzioni është se duhet të presim edhe një javë apo dy”, tha Filipçe.

Sa i përket restoranteve dhe dasmave, Filipçe thotë se ende është herët të organizohen ato.
“Ende nuk lejohen koncertet dhe restorantet sepse kemi frikë se në këto raste mund të ulet distanca mes njerëzve prezent dhe për këtë shkak shkojmë gradualisht. Nëse vazhdojnë trendet, do të lejohen dhe koncertet” tha Filipçe.
Propozimet e reja për lehtësim të masave restriktive siç tha ministri, janë përshkak trendit të ljes së numrit të të infektuarve dhe zbrazjes së spitaleve.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like