Cavusoglu: Do të jemi zëri i vëllezërve palestinezë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë s e vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit vëllazëror palestinez dhe të jetë zëri i tyre kundër dhunës izraelite në kompleksin Al-Aqsa.
“Dhuna izraelite ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aqsa nuk ka të ndalur”, shkroi ai në një mesazh në Twitter.

Advertisement

Kreu i diplomacisë turke shtoi se për procesin e paqes në Lindjen e Mesme nuk duhet të flasin më ata që nuk e ngrenë zërin kundër kësaj dhune dhe egërsie.
“Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e tyre dhe të jemi zëri i vëllezërve tanë palestinezë”, vazhdoi Cavusoglu.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like