Breaking News :

nothing found
29-09-2022

Eksperti amerikan: Simptomat afatgjata të COVID-19 mund të jenë një problem

Advertisement

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka thënë se simptomat afatgjata të COVID-19 duhet të merren seriozisht pasi ato mund të jenë problem derisa shumë njerëz infektohen me coronavirus.

“Ky është një fenomen i vërtetë. Unë personalisht merrem dhe ndihmoj një numër njerëzish që kanë një sindromë post-akute të COVID-19”, tha Fauci të premten.

“Ata janë ‘virologjikisht’ në rregull – virusi nuk ‘identifikohet’ më në ta, por ata kanë qëndrueshmëri të simptomave që mund të jenë ‘dobësuese’”, deklaroi eksperti amerikan.

Fauci tha se disa nga simptomat që kanë pacientët e tij përfshijnë sikurse lodhje ekstreme, dhimbje të muskujve, mos-rregullim të temperaturës dhe “mjegullën e trurit”, ku është e vështirë për ata të përqendrohen.

“Ne e marrim atë shumë seriozisht për arsye të thjeshtë se edhe nëse një fraksion i vogël, dhe duket se është më shumë se sa thjesht një fraksion i vogël i njerëzve që kanë simptoma të vazhdueshme, kur shikoni 24-25 milionë njerëzit në SHBA të cilët kanë qenë të infektuar… dhe globalisht kur gati 100 milionë njerëz janë infektuar, kjo mund të jetë diçka që me të vërtetë mund të jetë një problem”, tha mes tjerash Fauci.

Advertisement

Read Previous

A ishte i implikuar në vendin tonë diplomati rus që u dëbua nga Shqipëria? Zbulohen detaje

Read Next

Ja sa të infektuar u regjistruan sot nga Covid-19 në Maqedoni