VMRO-DPMNE: Paaftësia e Filipçes ka rezultuar me kaos para spitaleve

Estimated read time 1 min read

VMRO-DPMNE e ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçen për paaftësi në lidhje me imunizimin e qytetarëve kundër Covid-19.

“Ngutja dhe nxitimi i djeshëm tregoi vetëm një gjë – që sistemi i raportimit dështoi dhe se interesi i qytetarëve ishte shumë më i madh, por Qeveria dështoi t’u shërbejë qytetarëve. Kur po krijohet kaq shumë kaos, Filipçe duhet të gjejë një mënyrë dhe të bëjë më shumë pika vaksinimi ku qytetarët mund të vaksinohen pa u regjistruar. Imunizimi masiv është thelbësor për të fituar sa më shumë imunitet kolektiv që të jetë e mundur, kështu që Filipçe duhet ta bëjë vaksinimin të arritshëm për të gjithë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like