Edhe pse u vaksinua, Vidal shtrohet në spital prej Covid-19

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lojtari, i cili aktualisht është në Kili, ku u bashkua me ekipin e tij kombëtar në funksion të sfidave të ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës dhe angazhimeve të “Copa America”, është shtruar në spital, pasi po lufton me bajamet dhe ethe të larta.

Një deklaratë u shfaq në faqen zyrtare të Federatës Kilene të Futbollit, për të bërë një vlerësim të gjendjes së mesfushorit: “Stafi shëndetësor i ekipit kombëtar kilian raporton se me kërkesë të lojtarit, Arturo Vidal, është informuar se ai është diagnostikuar me koronavirus, pas një ekzaminimi parandalues ​​të kryer të hënën, më 31 maj.
Arturo u shtrua në spital dhe u izolua nga pjesa tjetër e grupit për më shumë se 72 orë, si një masë parandaluese. Ai vuan edhe nga bajamet, vërtetuar nga specialistë infektivë dhe të frymëmarrjes. Vidal kishte dalë negative në testet e PCR-së së kryera më 25, 29 dhe 30 maj”.

Advertisement

Vetë Arturo Vidal më pas konfirmoi pozitivitetin përmes një postimi të publikuar në Instagram. Kujtojmë se ai e kishte marrë dozën e parë të vaksinës, sapo iu bashkua ekipit kombëtar, në funksion të “Copa America”, që ka përpara./Telemedia.al/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like