Breaking News :

nothing found
12-08-2022

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta para kohe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike

Advertisement

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Lushnjes, pasi ka humbur jetën para kohe kandidatja për deputete e PD-së Ardita Gjyla.

Ajo është edhe bashkëshortja e trajnerit të Lushnjes, Ilir Gjyla.

Në të kaluarën Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.

Dega e Partisë Demokratike në Lushnje i ka dedikuar një postim, ka ka përshkruar edhe kontributin e saj në shoqëri dhe në PD.

Ardita Gjyla ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-së, anëtare e Kryesisë së degës së PD-së Lushnje, kandidate për deputete, drejtuese në Arsim dhe nivele të tjera vendore.

” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />

Postimi i plotë:

Lamtumire Ardita Gjyla!

Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar,  edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj.  Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje.

Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje.

” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />
” alt=”” aria-hidden=”true” />

PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar.

I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje.

PD Dega Lushnje

” alt=”” aria-hidden=”true” />
Advertisement

Read Previous

Nuredin Fetai emërohet anëtar i bordit të drejtorëve në Postën e Maqedonisë së Veriut

Read Next

Hoxhaj pritet furishëm në Skenderaj