E rëndë në Francë, shqiptari vret me thikë partneren në sy të vajzës 3-vjeçare

Një shqiptar nga Kosova, i identifkuar si Liridon B., ka qëlluar me thikë partneren e tij duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle
Mediat shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren Stéphanie në sy të vajzës së tyre vetëm 4 vjeçe. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekeve të tyre, 23-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.
Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.
Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje drogës. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arrest shtëpie.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like