Mexhiti: BDl nuk ka program

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në njē prononcim për të përditdhmen, maqedonase Sloboden Pecat ka deklaruar se edhe poqëse ka rikonstruim të Qeverisë, ai personalisht nuk e ka ndërmend të lëshojë postin e deputetit, njofton News33.
Por ka thënë se është duke e ngritur zërin për të përçuar deri tek kreu i integristëve zërin e qytetarëve që votuan BDI-në.
“Shkupi që dha 1/3 e votave në këtë fitore të madhe të BDI-së, me plot kompetencë e them që nuk u përfill fare me përzgjedhjen e dy figurave, zotit Osmani dhe zotit Grubi për t’i përfaqësuar votuesit Shkupjan në ekzekutiv” deklaoi Mexhiti.
Shtoi se brenda BDI-së është humbur debati dhe kongresi i mbajtur një vit më parë, sipas tij s’ka sjellë asgjë të re për BDI-në.
“Kongresi i mbajtur një vit më parë nuk solli asgjë, as program të ri as organe të reja të cilwr kanë mandat katër vjeçarë. Duke u nisur nga vetvetja, unë nuk e di jam ose jo ende nënkryetar sepse nuk e di a jam i rizgjedhur, dhe kjo vlenë dhe për organet tjera brenda BDI-së” deklaoi Mexhiti./News33/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like