• 20-09-2021

E moshuara ruse shpëton fëmijën, priti djalin që ra nga 20 metra lartësi (VIDEO)

Një grua është duke u konsideruar si një heroinë në vendin e saj.

64-vjeçarja Sveltana Sanarova, ka arritur të shpëtojë me sukses një foshnje që ra nga 20 metra lartësi. Gruaja sapo ishte kthyer nga të bërit Pazar, ku pa foshnjën duke u varur në parvazin e një apartamenti.

Babai dhe nëna e djalit, bërtitën të tmerruar për ndihmë. Për fat të mirë, aty pranë u gjend Sanarova, e cila hapi duart dhe arriti të priste fëmijën.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pashë djalin që po varej në parvaz, hapa duart dhe e prita. Për fat të mirë gjithçka përfundoi me sukses. Baba ii saj më ofroi para, nuk pranova, ndihesha e ofenduar nga kjo”, u shpreh gruaja.


(BalkanWeb)

Read Previous

Britania mund të bëhet terren i përshtatshëm për variante rezistente të koronavirusit

Read Next

Breshër në disa vendbanime të Shkupit (VIDEO)

%d bloggers like this: