E kujt është ASH-ja? Ja kush pritet të vendos!

Dy liderët i referohen statutit të partisë, vendimeve të Kuvendit Qendror dhe kongreseve, secili prej tyre pretendon se argumentet dhe provat e tij janë të vlefshme, ndaj beteja për të provuar se e kujt është partia – dhe e kujt do të jetë – kalon në Gjykatën Administrative dhe në Regjistrin Qendror, shkruan PRESSonline.al

Pasi Aleanca për Shqiptarët mori dy liderë, Arben Taravari dhe veteranin Zijadin Sela, beteja për të provuar se e kujt është partia – dhe e kujt do të jetë – kaloi në Gjykatën Administrative dhe në Regjistrin Qendror. Pas dy kongreseve të jashtëzakonshme të partisë, mbështetësit e Selës do t’i dërgojnë në Regjistrin Qendror materialet nga kongresi që Sela të regjistrohet si kreu i ri i Aleancës. Nga ana tjetër, mbështetësit e Taravarit do t’i dorëzojnë materialet nga Kuvendi Qendror në gjykatë dhe do të vërtetojnë me deklarata të noterizuara se kongresi i tyre është legjitim, dhe delegatët e kongresit të Selës kanë qenë me dokumente të falsifikuara.

Ky divorc (i pritshëm) vjen pasi Taravari, si president aktual, dhe Sela, si paraardhësi i tij, ndanë partinë dhe u ndanë rreth pyetjes nëse Aleanca duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare – në mënyrë të pavarur apo në koalicion me partitë opozitare të shqiptarëve. Të dy anëtarët e partisë pretendojnë legjitimitetin e Aleancës, ndaj tashmë mosmarrëveshja ka mbërritur në gjykatë, informon PRESSonline.al

Advertisement

Nga kampi i Selës informojnë se gjëja e parë pas kongresit është dërgimi i materialeve dhe regjistrimi i Selës si kryetar i partisë dhe do të bëjnë edhe padi për falsifikimin e kongresit të Taravarit.

Pas shkarkimit të Taravarit si kryetar i Aleancës dhe përzgjedhjes së Selës si kandidat i vetëm për kryesinë e partisë, Sela deklaroi se kishte mbështetjen e 591 delegatëve nga gjithsej 837. Sela nuk ka dyshim se ai është kryetar i Aleancës, pasi kryetari i parties zgjidhet siç thuhet në statutin e partisë. Ai akuzoi Taravarin për një sërë shkeljesh, duke filluar nga kodi i etikës së partisë dhe duke përfunduar me statutin.

“Unë jam kryetar i Aleancës, jam themelues i këtij subjekti politik, së bashku me aktivistët dhe anëtarët e partisë dhe nuk e di se kush ka të drejtë morale ta kundërshtojë këtë, ndërsa në kuptimin juridik gjykatat do të vendosin”, tha Sela, përcjell PRESSonline.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like