E FUNDIT: Sergio Ramos i thote jo ofertes se Real Madridit

Sergio Ramos ka refuzuar oferten e Real Madridit per rinovimin e kontrates. Pavaresisht faktit se Zinedine Zidane ishte i qarte ne ate se cfare deshiron nga klubi dhe rinovimet e Sergio Ramos, Luka Modric dhe Lucas Vazquez ishin bere nje prioritet per teknikun, nuk ka akoma asgje per rinovimin e dy Spanjolleve ndonese nje marreveshje eshte arritur per Kroatin.

Sa i perket rinovimit te Ramos, ceshtja eshte tek kohezgjatja e kontrates. 34 vjecari ka nje oferte ku rinovimi i kontrates zgjatet per nje vit dhe ai do te perfitoje po aq sa perfiton aktualisht (me teper se 12 milion euro) , duke mos ndryshuar asgje ne aspektin financiar, edhe pse duhet te meret parasysh reduktimi i 10% te pagave qe do te aplikohet ne kete sezon per shkak te pandemise.

Lucas Vazquez nga ana tjeter, beson qe meriton me teper nga ajo sec i eshte ofruar e qe eshte pak a shume sa paga aktuale. Ai ka refuzuar oferten njejte si Sergio Ramos dhe mund te negocioje me klube tjera. Ne rast largimi te Vazquez, do te ishte nje humbje e madhe per Zidane, vecanerisht pas performancave qe ka bere se fundmi.

Rasti i Ramos sidoqofte po mer me shume vemendje. Bisedimet kishin filluar me intenzitet me te larte me 1 Janar por sic duket gjithcka ka ndryshuar ne oret e fundit. Tani, Ramos

Advertisement
 ka refuzuar rinovimin nje vjecar te ofruar nga Real Madridi.

Pervec kesaj, klubi ka pranuar deshiren e tij dhe e kupton qe kapiteni do te degjoje ofertat nga klubet tjera, por nuk duan te heqin dore nga pozita e tyre: drejtuesit jane te pergaditur per t’i ofruar Ramos vetem nje rinovim nje vjecar, teksa kjo eshte politika qe klubi ka ndjekur gjithmone per lojtaret ne moshe mbi 30 vjec.

Florentino Perez eshte dashur te perballet me realitetin financiar te 10 muajve te fundit, dicka qe drejtuesit e klubit ne sektor te ndryshem kane patur nevoje per me shume kohe per t’a pranuar. Reduktimi i te ardhurave per shkak te pandemise ka cuar ne marjen e masave te ndryshme, duke perfshire evitimin e blerjeve te reja, shkurtimin e pagave, shkurtimin e harxhimeve dhe rinovimin e kontratave.

Askush tek Real Madridi nuk ve ne pyetje performancat e Ramos, por klubi vazhdon te mbaje idene e njejte kur vjen ceshtja tek rregullat qe duhen ndjekur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like