Përgjohet Vuçiç… Ministri i brendshëm: Kemi nisur hetimet!

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vullin, deklaroi se po zhvillohet një hetim serioz për rastin e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ministria e Brendshme po kontrollon të gjitha pretendimet dhe po kryen një hetim shumë serioz, i cili do të duhet të japë rezultate”, tha Vullin.

Sipas tij, për motivet dhe kualifikimin e përgjimit të presidentit Vuçiq do të mund të flitet vetëm kur policia t’u drejtohet autoriteteve kompetente gjyqësore me rezultatet përfundimtare. Më 31 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi për TV Pink se ai ishte përgjuar nga shërbimet e brendshme dhe se autoritetet kompetente do të përcaktojnë nëse ato ishin të lidhur me shërbime të huaja.

“Mendoj se e di kush qëndron pas saj, por nuk do të doja ta thoja publikisht”, tha Vuçic, duke shtuar se autoritetet kompetente po merren me këtë çështje. Vuçiq tha se “përgjimi i presidentit të shtetit është një përpjekje e drejtpërdrejtë për një grusht shteti”.

Advertisement

Ndërkohë sipas ministrit të Brendshëm serb është e rëndësishme të zbulohen të gjitha detajet në lidhje me këtë rast. Vullin theksoi se askush nuk lejohet të përgjojë cilindo qytetar të Serbisë pa një urdhër të duhur, dhe se kjo është veçanërisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për presidentin e shtetit. Në gusht të vitit 2019, Vuçiç tha se ai kishte qenë subjekt i monitorimit dhe mbikëqyrjes së shërbimeve sekrete serbe për 25 vitet e fundit, dhe në Pink TV ai citoi disa dokumente të kategorizuara si “sekret shtetëror”. Ai më vonë pretendoi se ai hoqi shenjën e fshehtësisë në përputhje me ligjin.

Top Channel

Advertisement
Advertisement

You May Also Like